​Shëndeti mendor në pandemi, shtohet ankthi dhe frika

COVID-19 solli ankth e çrregullime të tjera në shëndetin mendor të një numër i madh i njerëzve.

Shumë pacientë të infektuar me koronavirus po përballen me çrregullime të tilla, si ankthi dhe frika, madje, edhe ata që nuk janë të prekur me këtë virus gjenden në ankth duke pritur momentin se kur do të infektohen.

Neuropsikiatri Sami Rexhepi thotë se pas kalimit të pandemisë do t’i vijë radha shëndetit mendor që sipas tij do të ketë fluks të madh të pacientëve.

Në një intervistë për KosovaPress, drejtori Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë, tregon që në kohën e pandemisë pacientët kanë filluar të ri-acarohen.