11 të prekurit me Coronavirus janë anëtarët e familjes Shaqiri nga Vrapçiqi

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se 11 të prekurit me Covid19, janë anëtarët e familjes Shaqiri nga fshati Vrapçiq, të cilët besohet se janë infektuar nga familjarja e tyre, e cila ka ardhur nga Gjermania para dy jave.

Ja njoftimi i tij i plotë:

Lajm i keq për familjen Shaqiri dhe Gjilanin.
 
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sapo na njoftoi se nga të gjitha mostrat e marra sot në Gjilan, përkatësisht në Zhegër, Kravaricë, Cerincë e Vrapçiq, 11 anëtarë të familjes Shaqiri (Vrapçiq), si pasojë e infektimit nga anëtarja e familjes e cila ka ardhur nga Gjermania, fatkeqësisht rezultuan pozitivë me #Covid19.
 
Apeloj qytetarët që të mos kenë kurrëfarë shqetësimi sepse kemi marrë veprime për karantimim të plotë dhe menaxhim të situatës në vendet e prekura.
 
Duhet të potencohet se Zhegra nuk e ka asnjë rast të ri pas testit të dytë sot, dhe pjesa tjetër e komunës është e paprekur.
 
Faleminderit shumë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan për profesionalizimin e madh dhe falë angazhimit të tyre, është bërë lokalizimi shumë i shpejt, në momentin e zbulimit të rastit të parë.
 
Me mbështetjen tonë dhe ndihmën e Zotit, familja Shaqiri do ta përballojë këtë situatë më lehtë!