13 punëtorë shëndetësorë të Spitalit të Gjilanit infektohen me COVID-19

Është rënduar gjendja në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, pasi nga COVID-19 janë prekur edhe punëtorë shëndetësorë të këtij spitali, raporton Mediafokus.info.

Drejtori klinik i këtij spitali, Dr. Ukshin Ismaili, ka bërë të ditur për Mediafokus.info se akualisht janë 13 punëtorë shëndetësorë që janë infektuar me virusin corona.

“Për momentin janë të infektuar 13 punëtorë shëndetësorë. Ju urojmë shërim të shpejtë dhe rikthim në vendet e punës. Personeli shëndetësorë përballet çdo ditë më sfidën e quajtur COVID-19, por besojmë që do t’ia dalim”, ka thënë Ismaili për Mediafokus.info.

Ai ka konfirmuar se që nga fillimi i përballjes me pandeminë, janë infektuar 38 punëtorë shëndetësorë, 12 prej të cilëve janë mjekë, 20 infermierë dhe 6 persona të tjerë që janë staf ndihmës./Mediafokus.info/