15 të vdekur dhe 218 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

218 raste të reja, 156 të shëruar dhe 15 të vdekur është bilanci i përballjes me pandeminë në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 461 mostra dhe 218 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 9.492 nga 38.803 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 284 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 156 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 5.346, kurse numri i rasteve aktive është 3.862.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 70, Podujevë 23, Gjilan 16, Ferizaj 15, Fushë Kosovë 12, Pejë 12, Lipjan 7, Prizren 7, Suharekë 7, Drenas 6, Skenderaj 6, Gjakovë 5, Malishevë 5, Dragash 4, Mitrovicë 4, Deçan 3, Istog 3, Shtime 3, Kamenicë 2, Rahovec 2, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Kllokot dhe Vushtrri.