2 Korriku mobilizohet për mbështetje logjistike ndaj banorëve të lagjes

Nëndega e 2 Korriku e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, ka njoftuar se do t’i përmbahet rekomandimeve të institucioneve lokale sa I përket preventivës kundër Covid-19.

Kryetari i saj, Albin Devaja, ka deklaruar për Mediafokus.info se janë organizuar për të mbështetur të gjithë qytetarët e kësaj lagjeje, qoftë për mediakamente shëndetetësore, gjëra ushqimore dhe shërbime të tjera, në mbështetje logjistike.

“Për të gjitha nevojat që kanë banorët e lagjes, pa dallime politike, i lus që të mos dalin nga shtëpitë e tyre sepse ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në kryerjen e këtij shërbimi. Mos hezitoni të na telefononi në këta numra: +383 44 175 528 dhe +383 49 111 115”, ka bërë të ditur Devaja./Foto: arkiv/Mediafokus.info/