21 vjetori e gjen Policinë e Kosovës me 21 “Heronj të Kosovës“, të rënë në krye të detyrës

Policia e Kosovës (PK) shënoi sot 21 vjetorin e themelimit të saj, si një ndër institucionet e para në Kosovë.

Në ceremoni morrën pjesë Përfaqësuesi i Presidencës, Bashkim Smakaj, ministri Agim Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, Ambasadori i OSCE-së, Jan Braathu dhe znj. Kimberly nga ICITAP-i Amerikan.

Të pranishëm po ashtu ishin edhe familjarë të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, që u dekoruan me urdhrin “Hero i Kosovës” nga Presidenti i Republikës së Kosovës, të cilët nuk kursyen as jetën e tyre në ruajtje të rendit e sigurisë publike dhe parandalim të krimit.

Në këtë ceremoni, ndër të tjera, u tha se Policia e Kosovës do të vazhdojë rrugëtimin e saj në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja duke iu shërbyer qytetarëve dhe vendit.