Bayern ia bën 8 me 2 Barcelonës

Bayern Munchen e ka shkatërruar Barcelonën duke e mposhtur me rezultat të thellë, hiç më pak se 8-2, shkruan Mediafokus.info.

Kjo është humbja më e thellë e blaugranëve në Ligën e Kampionëve prej se njihet me këtë emër.

Në asnjë moment, blaugranët nuk e treguar as për së afërmi nivelin e tyre, ndërkohë që gjermanët shkëlqyen në çdo aspekt.

Ajo që ra në sy është se futbollisti më i mirë në botë, Leo Messi, e pati, besoni ose jo, vec një gjuajtje drejt portës kundërshare.

Bayerni kalon në gjysmëfinale dhe do ta pres fituesin e duelit mes Manchester City dhe Lyon./Mediafokus.info/