3 raste të reja në Gjilan me Covid-19, ja si u infektuan

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për 3 rastet e reja pozitive me Covid-19 në Gjilan, raporton Mediafokus.info.

Nëpërmjet profilit të tij zyrtar në Facebook, Haziri ka thënë se bëhet fjalë për ritestime e jo për raste të reja.

“#Dita106. IKSHP sapo njoftoi për 3 raste të reja pozitive me #Covid19, por bëhet fjalë për ritestime të rasteve aktive të para një jave, të cilat janë në monitorim të plotë të Komitetit Emergjent të Gjilanit për parandalimin e përhapjes së #Covid19. Apeloj që t’i përshtateni masave mbrojtëse dhe të kujdeseni për vete e familjen. Mos jep e as mos merr shërbime pa maska e doreza. Mbaje distancën!”, ka shkruar Haziri./Mediafokus.info/