Rikujtim në vend të epitafit

Shukri Sylejmani ishte aristokrat i lindur dhe do të mbetet i tillë përjetësisht në kujtime…

Shkruan: Sulejman E. Sulejmani

Kumtet gjithnjë arrijnë befasisht, nuk dërgojnë përpara lajmës. Kështu sot u përhap kumti se ndrroi jetë inxhinjeri ynë, biznesmeni, humanisti, sportdashësi e, mbi të gjitha, njeriu i mire, Shukri Sulejmani.

Shukri Sylejmani me prejardhje prej Konçulit të Bujanocit, me të bëmat e tij humanitare dhe njerëzore do të mbetet si krenarie e krejt Luginës së Preshevës.

Shukri Sylejmanin e kujtoi qysh prej gjimnazit “9 Maji” në Kamenicë, si shok i gjeneratës.

Shukri Sulejamani edhe si nxënës ka pasur qëndrim të veçantë, me nji rrezatim të jashtëzakonshëm.

Por, të pa harruara për mua do të mbesin takimet e mija me Shukriun, kur vija në vizitë në Kosovë, viteve të fundit.

E takoja në hotelin “Kristal”, gjithnjë me atë buzëqeshjen e tij karakteristike, plot dashni njerëzore.

Bisedat e tij edhe kur ishin për gjëra të rëndomta kishin nji notë të veçantë intelektualizimi. Me një, fjalë sa herë isha ulur pranë tij e ndjeja se nuk isha pranë nji njeriu të zakonshëm.

E kisha këtë ndjenjë sepse sa ishte ai aty më vinte një ndjenjë e këndshme njerëzore, që munden me përhapë vetëm njerëzit që kanë diçka prej shejtorëve, siç ishte Shukriu…

Shukri Sylejmani ishte aristokrat i lindur dhe do të mbetet i tillë përjetësisht në kujtime…/Mediafokus.info/