3,406 raste aktive dhe 492 të vdekur nga COVID-19

Kosova ka shënuar numër më të vogël të vdekjeve të mërkurën (4), por është rritur numri i rasteve pozitive (157).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në Kosovë janë 3.406 raste aktive, ndërsa numri total i rasteve pozitive është 12.840 raste nga 48.743 persona të dyshimtë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.942 raste, derisa 492 persona kanë gjetur vdekjen nga COVID-19.