4 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri, 7 persona në intubim

Në Shqipëri, 4 pacientë e kanë humbur betejën me COVID-19 brenda 24 orëve te fundit, raporton Mediafokus.info.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 847 teste në total nga të cilët 155 kanë rezultuar positive.

Kjo Ministri njofton se janë shëruar 58 të tjerë.

Aktualisht, në spital ndodhen 121 persona, nga të cilët 19 ndodhen në terapi intensive, ndërsa 7 ndodhen në intubim.