40 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore në Kosovë

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 573 pacientë për Covid-19. Nga ta, 441 janë të konfirmuar me Covid-19, ndërsa 40 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu kanë bërë me dije, zyrtarë të SHSKUK’së. Sipas këtij institucioni shëndetësorë në oksigjenoterapi janë 372 persona.

Ndërkohë në Qendrën Klnike dhe Universitare të Kosovës janë të hospitalizuar 214 persona, nga ta 166 janë të konfirmuar pozitiv. Në anën tjetër, 135 pacientë të tjerë janë në oksigjenoterapi.

E gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 440 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.