409 pacientë me COVID-19 po trajtohen nëpër spitale, 47 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 409 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19 janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

Me oksigjeno-terapi janë 348 persona, ndërsa 47 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në total, numri i pacientëve të konfirmuar pozitivë dhe i atyre që po presin për testim apo për rezultate, është 533.

Në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë për trajtim 205 pacientë, 170 të konfirmuar me COVID-19, gjersa 123 raste janë me oksigjeno-terapi.

Spitalet e përgjithshme po ofrojnë shërbime mjekësore për 328 pacientë. 239 kanë rezultuar pozitivë, ndërkaq 225 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë.