432 pacientë me COVID-19 nëpër spitale, 14 në respiratorë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme të vendit janë duke u trajtuar 626 pacientë, prej të cilëve 432 të konfirmuar me COVID-19.

Përmes raporitit 24 orësh, njoftohet se nga këta pacientë, 389 janë në oksigjeno-terapi, 35 me CPAP dhe 14 pacientë janë në respiratorë, raporton mediafokus.info

Në QKUK janë të hospitalizuar gjithsej 285 pacientë, prej të cilëve 237 të konfirmuar me COVID-19, ndërsa të tjerët janë në pritje të rezultatit.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 341 pacientë, kurse të prekur me COVID-19 janë 195.

Ndryshe, në 24 orët e fundit, nga testimi i 461 mostrave, janë konfirmuar edhe 218 raste të reja me COVID-19.