46 pacientë me Coronavirus në gjendje të rëndë shëndetësore

Rreth 630 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet regjionale në vend, ku prej tyre 424 janë të konfirmuar me Coronavirus.

Informacione rreth gjendjes së tyre ka dhënë Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Sipas raportit të fundit të ShSKUK’së, 46 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, 19 në respiratorë dhe 27 me CPAP-maskë, derisa 381 janë në oksigjeno-terapi.

“Në QKUK janë të hospitalizuar 265 pacientë- nga ta 214 të konfirmuar me COVID- 19. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 362 pacientë, kurse të konfirmuar me COVID-19 janë 210″, thuhet në njoftim.