49 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, 25 të shëruar

Sot më 14 qershor janë testuar 265 mostra dhe me Covid-19 janë konfirmuar 49 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 22 raste (17 Vushtrri, 2 Dumnicë e Poshtme, 1 Reznik, 1 Maxhunaj dhe 1 Begaj), komuna e Pejës 7 raste (6 Pejë dhe 1 Nabërgjan), komuna e Prishtinës 5 raste (5 Prishtinë), komuna e Gjilanit 3 raste (3 Gjilan), komuna e Prizrenit 3 raste (2 Prizren dhe 1 Lubizhdë), komuna e Istogut 2 raste (1 Staradaran dhe 1 Vrellë), komuna e Mitrovicës 2 raste (2 Mitrovicë) dhe nga 1 rast – Fushë Kosovë, Mamushë, Skenderaj, Viti dhe Suharekë./mediafokus.info