498 mjekë u infektuan me coronavirus për 5 muaj të pandemisë

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 deri më sot në vendin tonë janë infektuar me coronavirus 498 mjekë, ndërsa prej tyre shtatë kanë ndërruar jetë.

Pleurat Sejdiu nga Oda e Mjekëve të Kosovës në një prononcim për Telegrafin ka thënë se aktualisht në Kosovë janë 220 mjekë të infektuar me virusin COVID-19.

Sejdiu bëri të ditur se nga ky numër i mjekëve të infektuar, 15 janë prej sektorit privatë.

“Prej fillimit të pandemisë e deri më sot, sipas raportit që kemi marr ishin 498 mjekë të infektuar, ku prej tyre 15 janë të sektorit privatë. Aktualisht kemi 220 mjek aktivë me COVID-19, ndërsa shtatë mjekë kanë ndërruar jetë”, ka thënë Sejdiu.