5 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve në Shqipëri, 152 raste të reja

Në Shqipëri, kanë vdekur 5 persona në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19, raportojnë mediat shqiptare.

Betejën me COVID-19 e kanë humbur, një 50-vjeçare nga Tirana, një 74-vjeçar nga Fieri, një 70-vjeçar nga Elbasani, një 59-vjeçar nga Durrësi, si edhe një 74-vjeçar nga Burreli.

Në total numri i personave që kanë ndërruar jetë në Shqipëri është 250, derisa raportohet se 7 pacientë të tjerë janë aktualisht të intubuar.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve janë infektuar 152 qytetarë, ndërsa janë shëruar 148 persona./Mediafokus.info/