6 anëtarë të një familje në Prizren infektohen me Covid-19

Të martën në mbrëmje Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi për 6 raste të reja me Covid 19, të gjithë anëtarë të një familje në Prizren.

Bëhet fjalë për 6 anëtarë nga e njëjta familje në fshatin Romajë të Prizrenit. Sipas kryefamiljarit, ishte gruaja ajo që rezultoi e para pozitive.

Pas këtij rasti, në këtë familje 18 anëtërëshe, u testuan edhe disa anëtarë të tjerë.

Në Prizren deri më tani janë shënuar 129 raste me Covid 19, janë shëruar 67, ndërsa 3 kanë ndërruar jetë. /mediafokus.info