6 pacientë humbin betejën me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjashtë pacientë kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke e çuar kështu numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 225. 

Në përditësimin e fundit të të dhënave, Ministria bëri të ditur se viktimat janë një 58-vjeçar nga Tepelena, një 71-vjeçar nga Durrësi dhe 4 qytetarë nga Tirana.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 58 vjeçar nga Tepelena, një 71 vjeçar nga Durrësi dhe 4 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar, një 54 vjeçare, një 67 vjeçar dhe një 70 vjeçar”, njofton Ministria e Shendetesise.

Në 24 orët e fundit u njoftua se kanë rezultuar pozitivë 143 persona, duke e çuar numrin e të infektuave në 7260.