75 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Sot më 20 qershor janë testuar gjithsej 416 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe terreni dhe me Covid 19 janë konfirmuar 75 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Lipjan, Mamushë dhe Pejë.

Sot më 20 qershor 2020, janë shëruar 38 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1018 raste./mediafokus.info/