96 raste të reja me Covid-19, ja sa prej tyre janë në Gjilan

Sot më 21 qershor janë testuar 439 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve në terren dhe me Covid janë konfirmuar 96 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Prishtinës 19 raste, komuna e Prizrenit 19 raste, komuna e Mitrovicës 15 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste dhe nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime.

Sot më 21 qershor janë shëruar 29 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 1047./mediafokus.info