A do të marr pjesë Trump në takimin e 27 qershorit, flet Grenell

Emisari Special i Presidentit Trump Richard Grenell në një intervistë ekskluzive për Express, ka folur rreth takimit të 27 qershorit ndërmjet Kosovës e Serbisë që do të mbahet në Washington.

Ish -ambasadori amerikan në Berlin ka treguar se për çfarë zhvillohen këto bisedime dhe po ashtu tregon se kush do të udhëtojë nga Kosova drejt kryeqytetit amerikan për ballafaqim me palën serbe.

Ai  ka folur rreth raporteve me Albin Kurtin dhe për bisedat që ka pasur me të gjatë kohës sa ishte Kryeministër.

Po ashtu, gjate kësaj interviste Grenell zbulon në detaje se a është koordinuar apo jo me Gjermanet dhe Francezët, për fazën e parë dhe të dyte të bisedave të Kosovës dhe Serbisë dhe se çfarë pritet të ndodhë me procesin në të ardhmen.

Grenell në këtë intervistë tregon edhe për rolin e Presidentit Trump gjatë takimit të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë dhe se  a do te marr pjesë Trump në takim./Mediafokus.info/