A e dini ku ishte sot Imzot Dodë Gjergji për të marrë certifikatën e lindjes?

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergjin, të cilin e ka njoftuar me gjendjen në këtë komunë, veçmas me menaxhimin e pandemisë Covid19.

Imzot Dodë Gjergji e ka vlerësuar punën dhe angazhimin institucional të komunës së Vitisë, në menaxhimin e kësaj situate, si dhe ka përgëzuar kryetarin dhe Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim për përkushtimin e treguar gjatë kësaj periudhe.

Njëkohësisht, Imzot Dodë Gjergji, është pajisur edhe me certifikatën e lindjes, nga Shërbimi i Ofiqarisë në Viti, pasiqë ai është i lindur në Stubëll të Vitisë.

Sië dihet, në komunën e Vitisë ishte paraqitur rasti i parë (rasti zero) në Kosovë me koronavirus, te një person i moshuar i cili kishte një histori udhëtimi nga Italia, por ai tashmë rezulton i shëruar./mediafokus.info