A e dini kush ishte kryetari i parë i AAK-së në Gjilan?

Përgjatë 20 vjet aktivitet, AAK në Gjilan ka pasur 6 kryetarë dege. Kjo dëshmon për demokraci të brendshme në këtë subjekt.

Për këto 20 vite aktivitet, AAK në Gjilan, herë ka qenë në opozitë e herë në pushtet, siç është edhe aktualisht në koalicion me LDK-në.

Por kush ka qenë kryetari i parë i degës?

Kryetar i parë i Degës së AAK në Gjilan, ka qenë Dalip Dalipi, veprimtar i çështjes kombëtare, njeriu i cili iu bëri ball shumë sfidave të okupimit serb në Kosovë. Lider që diti të krijojë dhe që la gjurmë në çdo etapë të historisë së Kosovës.

Ky veprimtar i madh i Gjilanit, i cili është identifikuar gjithmonë si UNIKOMB, ka qenë edhe kryetar i Këshillit organizativ për themelimin e LDK-së në Gjilan.

Veprimtari i çështjes kombëtare, Dalip Dalipi, është dekoruar me Medaljen e Artë të Shqiponjës nga presidenti shqiptar, Ilir Meta.

Ne zgjedhjet e para lokale të pasluftës (2000), Dalip Dalipi fitoi ulëse në Kuvendin Komunal, si kryetar i UNIKOMB’it, por që nuk arriti ta ushtrojë mandatin për shkak të sëmundjes.

Ai ndërroi jetë më 19 prill 2001. Një rrugë në Gjilan mban emrin e tij./medikafokus.info