A e dini se cigaret elektronike rrisin rrezikun e infeksionit me COVID-19?

Një studim i ri ka ardhur në përfundim se adoleshentët dhe të rinjtë që pinë rregullisht cigare elektronike janë shumë më të predispozuar për t’u sëmurë më rëndë me COVID-19 sesa jo duhanpirësit në të njëjtën moshë.

Studimi është bërë nga një ekip mjekësh të udhëhequr nga profesorja e pediatrisë, Bonnie Halpern-Felsher, nga Shkolla e Mjekësisë Standford.

Ata kanë ka arritur në këtë përfundim pas krahasimit të të dhënave të 4,351 pjesëmarrësve me moshës 13 dhe 24 vjeç nga të gjithë rajonet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Studimi u botua së fundi në Journal of Adolescent Health.

Sipas studimit përdoruesit e cigareve elektronike janë pesë herë më tepër se mesatarja e popullsisë të prirë që kur infektohen me virusin corona të kenë kollë, temperaturë, të jenë të lodhur dhe të kenë probleme me frymëmarrjen.

Kurse ata që 30 ditë para testit për COVID-19 kishin pirë si cigare tradicionale edhe cigare elektronike, rreziku për t’u sëmurë ishteë 6,8 përqind më i lartë./Mediafokus.info/