A e dini se një Gjilan i vogël jeton në Zvicër?

Komuna e Gjilanit, me regjistrimin e fundit të popullsisë, numëron pak më shumë se 93 mijë banorë.

Por, llogaritet se më shumë se 35 përqind e gjilanasëve jetojnë në shtetet perëndimore, e pjesa më e madhe e tyre në shtetin helvetik, Zvicër, shkruan portali Mediafokus.info.

Madje, Lutfi Haziri, kryetar i kësaj Komune, thotë se një Gjilan i vogël jeton në Zvicër.

“Është e vërtetë që një Gjilan i vogël jeton në shtetin helvetik, të cilët kanë marrë kulturën, përvojën dhe dijën e zvicranëve. Bashkatdhetarët tanë, kudo që janë, ende e mbajnë gjallë jetën në Gjilan. Ata janë heronjtë e gjallë të ditëve të sotme”, thotë Haziri, transmeton Mediafokus.info.

Gjenerata e parë e mërgimtarëve nga Gjilani ka migruar kah mesi i viteve 60-ta, ndërkaq gjenerata e dytë, pjesa më e madhe në vitet 90’ta.

Gjenerata e tretë konsiderohen kosovarët që kanë lindur në Zvicër dhe llogaritet se janë integruar mjaftë mirë në shtetin helvetik.

Sipas statistikave, një pjesë e madhe e tyre kanë kryer shkollim superior, ndërsa sot mbajnë pozita të rëndësishme si profesionistë të fushave të ndryshme./MediaFokus/