A e keni ditur se në ciklin e parë të arsimit fillor vijojnë 5876 nxënës

Në ciklin e parë (1-5) të arsimit fillor në Gjilan, vijojnë mësimin 5.876 nxënës, në 25 shkolla fillore.

Ata janë të shpërndarë në 382 paralele, që i bie 15.38 nxënës mesatarisht për një paralele, raporton mediafokus.info.

Nota mesatare e suksesit në gjysmëvjetorin e parë është 4.63. Me sukses të shkëlqyeshëm kanë dalë gjithsej 4374 nxënës, apo 74.44 për qind.

Me sukses të shumë mirë kanë dalë 955 nxënës, apo 16.25 për qind e numrit të përgjithshëm.

Me sukses të mirë kanë dalë 451 nxënës, apo 7.68 për qind, kurse me sukses të mjaftueshëm – 92 apo 1.57 për qind.

Me notë negative janë 2 nxënës, apo 0.034 për qind dhe po kaq janë të pa notuar – 2 nxënës, apo 0.03 për qind.

Nota  mesatare e gjysmëvjetorit të parë të këtij viti shkollor (4.63) është përafërsisht e njëjtë me gjysmëvjetorin e vitit  paraprak 2018/2019.

Sipas klasave, nota mesatare duket kështu: Klasa e parë – 4.78, klasa e dytë – 4.73, klasa e tretë – 4.62, klasa e katërt – 4.51, klasa e pestë – 4.54.

Mungesat – 10543 të arsyeshme, 2409 të pa arsyeshme, ose gjithsej 12.952 mungesa.

Mesatarja e mungesave për kokë nxënësi, është 2.20. Krahasuar me vitin paraprak, vijueshmëria në mësim është më e mirë./mediafokus.info