A është kjo kënga e preferuar e Lutfi Hazirit?

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK’së dhe kryetar i Gjilanit, është i apasionuar pas muzikës.

Në rininë e tij, përpos që ka e dëgjuar rokun, siç tregojnë shokët e gjeneratës, ai i është përshtatur këtij zhanri edhe me veshje prej rokeri.

Muzikën popullore e ka në shtëpi. Nuk dihet nëse bashkëshortja e tij, Mika Bajrami Haziri, këngëtare e mirënjohur e muzikës popullore, këndon edhe në shtëpi, por ajo që po dihet është se Lutës po i pëlqen njëra nga këngët e saj, transmeton Mediafokus.info.

Bëhet fjalë për “Kënga ime, mikja juaj”, të cilën Lutfi Haziri e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook.

“12 vjet shtet, ma i bukuri vend”, është mbishkrimi që Haziri ia ka bashkamngjitur këngës së gruas së tij.

Qifti Lutfi Haziri dhe Mika Bajrami-Haziri, dashurinë e tyre për muzikën e kanë shpërfaqur edhe tek vajza e tyre e parë, të cilës ia kanë vënë emrin Kënga./MediaFokus/