A është ky një shqiptar apo një hebre me plis në Beograd?

Kjo foto, sipas disa burimeve. tregon një hebre në Beograd me plis në kokë, kurse sipas disa të tjerëve, ky është një shqiptar që mban në krah yllin e Davidit.

Plisi, një karakteristikë e shqiptarëve, duket se është pelqyer nga hebreu, i cili pas krimeve të nazistëve, përfundoi duke gjetur strehim në Beograd.

Disa interpretime thonë, se kjo ishte një shenjë falenderimi nga hebrejtë për shqiptarët, të cilët i mbrojten kundër gjermanëve duke rrezikuar madje dhe jetën e tyre.

Kjo foto është postuar në rrjetin social nga Fahri Xharra, shkruan njekomb.org

Edhe faqja CHRE (Center for Holocaust Research and Education) tregon se ky është një i moshuar hebre në Beograd.

Në fakt, hebrejt në Beograd u ndihmuan shumë nga shqiptarët, ndryshe nga serbët të cilët nuk i përkrahën, por i dorëzuan tek gjermanët.

Por një tjetër version (i pavërtetuar) tregon se plaku me plis në kokë është shqiptar.

Atij i është vënë në krah ylli i Davidit, simboli i hebrejve, qëllimisht nga serbët.

Sipas këtij version, kjo ishte një politikë e serbëve kundër shqiptarëve.

Supozohet se ishte një metodë që serbët po bënin kundër shqiptarëve, në mënyrë që gjermanët ti vrisnin ose ti largonin në kampe përqendrimi.