A ka hyrë bota në një epokë ndyshimesh të mëdha?

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në lidhje me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe masat parandaluese, tha se tashmë po hyjmë në një periudhë në të cilën mund të ndodhin ndryshime rrënjësore globale në aspektin ekonomik, politik dhe social, raporton Anadolu Agency (AA).

“Po hyjmë në një epokë në të cilën me gjasë do të ndodhin ndryshime rrënjësore globale ekonomike, politike dhe sociale”, tha presidenti turk pas takimit në Ankara.

Ai theksoi se epidemitë me pasoja të rënda në botë, në të njëjtën kohë kanë shkaktuar transformime të mëdha politike, sociale dhe ekonomike.

“Është tejet e qartë se tashmë asgjë nuk do të shkojë si më parë, nuk mundet”, deklaroi Erdogan.

Turqia ka mobilizuar të gjitha mjetet për të eleminuar sa më shpejt kërcënimin e koronavirusit, tha Erdogan.

Ai theksoi se Turqia që nga fillimi ka monitoruar nga afër epideminë dhe ka marrë masa me shpejtësi.

Në kuadër të masave, tha ai, qytetarëve mbi 65-vjeç në Stamboll dhe Ankara do t’u shpërndahen maska dhe kolonjë.

Turqia deri më tani ka konfirmuar 98 raste nga virusi, prej të cilëve një pacient 89-vjeçar ka humbur jetën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale./medisfokus.info