A mund t`i ketë penguar dikujt emërtimi ‘Nëna Nole’?

Kjo pamje ka irituar banorët e fshatit Vërbicë e Zhegocit, të cilët nuk po mund ta marrin me mend që një dorë njeriu ta ketë bërë një gjest kaq të ultë.

Kujt mund t`i pengonte emri i martires Nëna Nole, e cila u vra nga makineria serbe në vitin 1999, në pragun e shtëpisë, ndoshta pse ishte e lindur më 1912, në vitin e pavarësisë së Shqipërisë.

Me të gjitha tiparet, Nolja ishte simbol i një nëne të madhe shqiptare dhe karakteri e krenaria i saj i kishte tërbuar ushtarët serbë, të cilët e vranë në derën e shtëpisë.

Banorët luten që kjo vepër të mos ketë qenë e qëllimshme./mediafokus.info