Abdixhiku falënderon kryeministrin Kurti

Lumir Abdixhiku, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, ka reaguar pas rrëzimit të qeverisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se sot ka përfunduar rrugëtimin e tij të shkurt si ministër dhe se do t’i kthehet familjes së tij.

“Për aq sa zgjati, dua të falenderojë kabinetin qeverisës për bashkëpunim. Kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat e zëvendësat e mi, me të cilët ndamë momente të vështira në menaxhim krizash e ndërtim politikash.

Në veçanti dua ta falenderojë ministrin Vitia. Me Arbenin që nga shpërthimi i pandemisë, na ra të ndanim ide, komunikonim halle, e të bënim zgjidhje të shpejta për probleme me të cilat s’ishim ballafaquar asnjëherë. I falenderojë po ashtu deputetët e shumicës e Kryeparlamentaren Osmani që ishte mbështetëse e ministrisë sonë.

Në veçanti, falenderoj LDK-në dhe Kryetarin Mustafa që më dha mbështetjen partiake aq të domosdoshme për të bërë punët mirë. Do të punojmë ende – edhe më shumë – që LDK-në ta mbajmë të fortë dhe të drejtë”, ka shkruar Abdixhiku./mediafokus.info