Abdullah Tahiri, në shpirtin e tij, asnjëherë nuk e pranoi robërinë

Arbër Ismajli

Po bëhen 21 vjet nga rënia e heroit kombëtar, Abdullah Tahiri. Ai ra për të mos humbur asnjëherë.

Kontributi i tij intelektual e patriotik ishte i jashtëzakonshëm, qysh si student, e më pas edhe angazhimi i tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Abdullah Tahiri mbetet shembulli më i mirë i një çlirimtari të paepur, i cili në vazhdimësi, përgjatë jetës së tij, kërkonte përpjekje e avancim të të drejtave të shqiptarëve.

Dulla ishte i përgatitur për ta luftuar regjimin, ai kishte një biografi të gjatë angazhimi në çnjërrosjen e sistemit pushtues.

Abdullah Tahiri nuk pat fat ta përjetojë lirinë e Kosovës, ndonëse në shpirtin e tij, asnjëherë nuk e pranoi robërinë.

Ai u mundua për shumë vite të kultivonte ndjenja patriotike e atdhetare tek të tjerët.

Abdullahu pati një jetë relativisht të shkurtër, por e tëra ishte e ngjeshur, duke u mbajtur mend përgjithmonë nga ne, ku gërshetoheshin vlerat e luftës çlirimtare dhe idealet për brezat e sotshëm.

Është krenari dhe privilegj për ne si Gjilan, që këtë vit do ta kem të skalitur në bronz, Abdullah Tahirin.

Kjo shtatore do t’i bashkohet heronjëve tjerë, të cilët Gjilanin do ta bëjnë më të bekuar dhe nga ku do të tregojmë për një sublimim të të gjitha vlerave tona kombëtare e historike.

Dulla po vije i skalitur në bronz, në vendin e përjetësisë, të cilin e deshti aq fort dhe, për të cilin ra në altarin e lirisë.

Lavdi për jetën dhe heroizmin e pashoq të Abdullah Tahirit!