Acarohet Velekinca: Deputetët votuan kundër interesit të popullit që ua ka dhënë besimin

Refuzimi i disa deputetëve për të votuar ligjin për ndihmë financiare për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Gjilan, përkundër të gjitha apeleve, ka shkaktuar reagime edhe në fshatin Velekincë, për faktin se bëhet fjalë për një projekt jetik dhe më të madhin për qytetarët e Gjilanit dhe dhjetra vendbanimeve të tjera.

Kryetari i këtij fshati, Skënder Bajrami ka bërë një reagim, të cilin e ka shoqëruar edhe me disa foto që paraqesin gjendjen e ambientit.

“Po, i postoj disa foto jo nga dëshira e as nga vullneti im po nga nevoja dhe arsyeja, nga se sot në Parlamentin e Kosovës disa deputet të një Partie Politike nuk e votuan Ratifikimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare të cilat kanë të bëjnë me trajtimin e Ujrave të zeza në Gjilan.

Në fshatin Velekincë ujrat e zeza ecin lirshëm nëpërmes gjithë fshatit me gjatësi mbi 3 km,në ambient të hapur mbi tokë dhe përfundojnë lirshem në tri dalje në lumin Morava e Binqes.

Sot kjo marreveshje nuk u ratifikua për shkak ë të mos votimit të disa Deputetëve të cilët thirren në emër të popullit e marrin besimin e tyre e veprojnë kundër qdo interesi te atyre.

Ju bej ftesë të gjithë Deputetëve te Komunës së Gjilanit pa dallim të atyre që votuan PRO dhe KUNDËR ta vizitojneë fshatin tonë dhe ti kuptojne drejte nevojat e Banorëve te fsh.Velekincë në veqanti problemin me ujrat e zeza.”

/mediafokus.info/