Adelina Ismaili e feston Bajramin me babanë

Diva e  muzikës shqiptare, Adelina Ismaili e festoi Kurban Bajramin bashkë me babanë e saj. Ndoshta kjo ka ndodhur për herë të parë, pas shumë vitesh, meqë dihet se Adelina dhe dy motrat e saj kanë jetuar me nënën.

Në drekën e përbashkët, babai i Adelinës, Rexhep Ismaili ka qenë i shoqëruar edhe nga bashkëshortja dhe vajzat.

Fotot nga ky takim familjar, i ka publikuar vetë Rexhepi, duke treguar se festoi pranë gruas, vajzave e nipit.
“Për Bajram krejt bashkë”, ka shkruar ai sipër këtyre fotografive, ndërkohë që edhe Adelina e ka postuar një foto nga ky takim.