Afrim Blyta: Civilizimi është sfiduar si asnjëherë më parë, të vendosim maska të gjithë pa dallim

Video mesazhi i madh i neuropsikiatrit të njohur kosovar, prof. dr. Afrim Blyta, se si të mbrohemi nga COVID-19, të cilin Mediafokus.info ua sjell edhe në formë të shkruar.

Quhem jam Afrim Blyta, mjek- neuropsikitatër. Mësimdhënës në Fakultetin e Mjekësisë, në Prishtinë.

Po ju drejtohem si njeri, familjar e profesionist, për shkak të zhgënjimit dhe dëshpërimit të pafund.

Civilizimi është i sfiduar si asnjëherë më parë.

Themelet e ekzistencës fizike të kombit janë lëkundur, po ashtu.

Jemi kapur peng nga pushtetarë të papërgjegjshëm, të udhëhequr nga egoizmi personal e humbur rrugën në oborr të vet.

A është situata e pashpresë?

Jo, nuk është. Çdo gjë varet nga secili prej nesh. Është koha për sacrifice, e cila nuk është as e madhe, as e mundimshme.

Të vendosim maskën ashtu si duhet. Të vendosim maskën në momentin kur dalim nga shtëpia, në hapësira të mbyllura dhe ambiente të hapura. Kudo dhe në cdo moment.

Të vendosim maska të gjithë, pa dallim. Adoleshentë dhe të rritur.

Nëse iu afrohet një njeri pa maskë, t’i themi ‘ndalo, mos u afro’. Të shpëtojmë vetën, ata që i duam më së shumti dhe bashkëqytetarët tanë.

Nëse të gjithë e bëjmë këtë, ndryshimi do të vie shumë shpejt. Kështu, do ta sigurojmë të ardhmen e vendit, të bashkëqytetarëve dhe bashkombasve tanë.

Na priftë e mbara!

/Mediafokus.info/

Ja video mesazhi:

Shpërndarje mesazhin e madh të ikonës së Neuropsikiatrisë në Kosovë, prof. dr. Afrim Blyta, se si të mbrohemi kundër #COVID19

Shpërndajeni mesazhin e madh të ikonës së Neuropsikiatrisë në Kosovë, prof. dr. Afrim Blyta, se si të mbrohemi kundër #COVID19

Posted by MediaFokus on Sunday, 12 July 2020