Afrim Myrtaj: luftën e bëmë për paqe

Afrim Myrtaj nuk kurseu asgjë për mbrojtjen dhe çlirimin e vendit. Atëherë kur e kërkoi momenti, ai u gjend në ballë të betejës.

Ai rrjedh prej një familje intelektuale e patriotike, të cilët gjithmonë sakrifikuan për të mirën e vendit dhe shoqërisë.

Ai ka qenë një ndër pjestarët e parë të UÇK-së, i cili e donte dhe favorizonte këtë rreshtim. Duke parë fundin e shpresës së shqiptarëve nga represioni serb, ai vendosi t’iu bashkohet shokëve, për t’ia prerë rrugët këtij regjimi.

Ai ka marrë pjesë në luftën tonë çlirimtare, ku ka qenë bashkë me shumë shokë. Përgjatë luftimeve disa ditore dhe shumë të gjata, Afrim Myrtaj, së bashku me disa shokë, ranë në pritë nga forcat serbe. Afrim Myrtaj ka 11 plumba në trup, nga prita e drejtpërdrejtë përballë forcave serbe.

Afrim Myrtaj, edhe pse i plagosur, qëndroi stoik në ballë të betejës, përballë armikut, duke e dërguar betimin deri në fund të realizimit të ëndrrës dhe të shokëve të tij. Në atë betejë kanë ra shumë dëshmorë, të cilët sot, kujtohen me krenarinë më të madhe.

Afrim Myrtajn e ka vizituar nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i cili thotë se ishte nder që ta takonte njeriun që nuk kurseu asgjë për lirinë e vendit.

“Afrimi deklaron se, asnjëherë nuk e kam përkrahur luftën, përveç si mjet për paqe, dhe, këtë e realizova duke i dalë Zot vendit dhe popullit tim.

Lufta e Afrim Myrtaj, në skuadrën çlirimtare të vendit tonë, bashkë me shokë, është periudha më e lavdishme e historisë tonë kombëtare, e cila pati guxim, besim dhe vetmohim, kundër ushtarakëve, paramilitarëve dhe makinerisë së regjimit serbo-sllavë”, ka shkruar Ismajli./mediafokus.info