Agim Veliu thotë se nuk mund të ketë tërheqje të mocionit

Menjëherë pas propozimit të Anton Çunit që Kurti të tërheqë vendimin për shkarkimin e Veliut dhe ai do të marrë përsipër të bisedojë me kreun e partisë, Isa Mustafa për të tërhequr mocionin, ka reaguar ish-ministri Veliu.

Ai ka mohuar të ketë një qëndrim të tillë në LDK, duke thënë se Çuni ka folur në emër personal.

Kërkesa për tërheqje të vendimit për shkarkim, ka pasur një afat dhe ajo nuk është e vlefshme më, sipas Veliut.

Ai e sheh të pamundur vazhdimin e qeverisjes me Kurtin, të cilin e quan anti-amerikan./mediafokus.info/