Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Kolona të gjata janë shkaktuar, ndërsa një numër i madh i njerëzve janë parë afër një veture.

Policia dhe ekipet e tjera emergjente janë në vendin e ngjarjes, raporton Express.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka shkruar në Facebook se ka qenë në vendin e ngjarjes në momentin kur ka ndodhur aksidenti.

Hoti ka shkruar se në këtë aksident është lënduar një familje pesë anëtarësh nga Mitrovica.

“Shpejtësia vret. Dëshmitar i një aksidenti të tmerrshëm në autostradën Ibrahim Rugova. Fati ishte në anën e një familjeje 5 anëtarëshe nga Mitrovica, të cilët i nxorrëm të gjallë nga vetura dhe pas ndihmës së parë në vendngjarje, u dërguan për ekzaminime e mjekim të mëtejmë në Malishevë e Prizren”, ka shkruar Hoti.