Aksident i rëndë në këtë qytet shqiptar, 2 të lënduar

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në qytetin e Tiranës.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:20, në afërsi të Mbikalimit të Rinasit.

Mësohet se në aksident janë përfshirë mjeti me drejtues shtetasin E.S., me mjetin me drejtues shtetasin S.K.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dy pasagjerë në mjetin me drejtues E.S., të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.