Aksident i rëndë në Llabjan, ka të lënduar

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para pak minutash magjistralen Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Llabjan, ku janë përfshirë dy vetura.

Zëdhënësi i policisë për regjionin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për Mediafokus.info se nga ky aksident ka të lënduar, por nuk ka dhënë shumë detaje.

“Ka ndodhur një aksident në fshatin Llabjan dhe policia është në vendin e ngjarjes. Ka edhe të lënduar, por nuk akoma nuk i dimë detajet. Do t’ju informojmë më vonë”, ka thënë për Mediafokus.info, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Në foton e mëposhtme shihet kolona e gjatë e krijuar, pas këtij aksidenti./Mediafokus.info/