Aksident i rëndë në magjistralen Gjilan-Ferizaj, 6 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para orës policore, në magjistralen Gjilan-Ferizaj, përkatëisht mes Budrikës dhe Parteshit, raporton Mediafokus.info.

Në aksidentin, ku janë përfshirë dy vetura, kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Lajmin e ka komnfirmuar për portalin Mediafokus.info, zëdhënësi I policisë për rajoninë e Gjilanit, toger Ismet Hashani.

“Aksidenti ka ndodhur në ora 19:55, ku janë përshirë dy automjete civile. Nga ky aksident janë lënduar gjashtë persona, të cilët fatmirësisht, sipas raportit të mjekut, janë jashtë rrëzikut për jetë”, ka konfirmuar Hashani.

Policia ka dalë në vendin e ngajrjes dhe Njësiti i Trafikut po i bën hetimet./Mediafokus.info/