Aksident tragjik, këmbësorja përplaset nga vetura dhe humb jetën

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Reps të Mirditës.

Raportohet nga burime zyrtare se një makinë e drejtuar nga një shtetase shqiptare nga Kosova ka përplasur një këmbësore.

Për fat të keq kjo e fundit, me inicialet D.R, ka humbur jetën.

Për momentin nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa kosovarja me inicialet B.R është shoqëruar në polici.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit./Foto: arkiv/