Alarmante: Kosova regjistroi numrin më të madh të vdekjeve në botë gjatë 24 orëve të fundit

Kosova prin në botë me numrin e vdekjeve në 24 orët e fundit. Gjatë këtij 24 orëshi, 16 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.

Word Meters e radhit të parën Kosovën, sipas mesatares së nxjerrë për kokë banori.

Pas Kosovës, renditet Brazili, Bolivia, Peruja, Bosnja e Hercegovina e kështu me radhë.

Në 1 milion banorë, Kosova radhitet e para me 9 vdekje, derisa pas Kosovës, Brazili me 7 vdekje.

Deri më tani nga koronavirusi në Kosovë kanë vdekur 212 persona.

S`do mend se kosovarët e kishin injoruar rrezikun nga virusi deri vonë, madje ka prej tyre që ende nuk besojnë se ekziston Covid-19.

Një numër i konsiderueshëm i tyre, maskat i mbajnë më shumë për t`i  shpëtuar një gjobe eventuale, se sa për të mbrojtur jetën e tyre dhe të familjarëve.

Askush nuk mund ta arsyetojë mbajtjen e maskës në qafë ose bërryl, ose edhe në gojë, një numër më i vogël, por gjithmonë duke e lënë hundën jashtë./mediafokus.info/