Alarmante, një virusi i ri mund ta vrasë gjysmën e njerëzimit

Së fundmi një doktor amerikan ka ngritur alarmin duke thënë se një virus apokaliptik nga fermat e pulave mund të jetë shkatërruese për të gjithë dhe mund të vdesë rreth gjysma e popullsisë në botë.

Ky paralajmërim vjen nga shkencëtari Michael Greger, i cili ka bërë shumë hulumtime në lidhje me sëmundjet infektive.

Ai shprehet se lidhja jonë e ngushtë me kafshët, rritja, vrasja dhe ngrënia e tyre mund të na bëjë të prekshëm ndaj llojit më të keq të epidemisë. Sallami i derrit, sanduich me proshutë dhe mishi i pulës mund të shkaktojnë vdekje të shumta.

Sipas parashikimit të Dr Greger, sëmundjet që gjenden tek pulat, mund të na shfarosin të gjithëve.

Në vitet 1918-1920 u infektuan rreth 500 milion njerëz nga gripi i shpendëve dhe vdiqën rreth 10% e tyre, e ndoshta më shumë, transmeton Insajderi.org.

Organizata Botërore e Shëndetit e përshkruan atë si ‘ngjarjen më vdekjeprurëse” në historinë e njerëzimit’.

Në vitin 1997 në Hong Kong ku gripi i shpendëve u hap  gjërësisht, qeveria vrau 1.3 milion pula për të zhdukur virusin. Kushtet ku mbahen pulat nëpër ferma rrisin mundëinë e përhapjes së sëmundjeve.

“Sa kohë të kemi pula, do ketë epidemi”, paralajmëron shkencëtari. /mediafokus.info./