Alarmon ish-kryetari i Kamenicës, xhandarmëria serbe sërish hyri në territorin e Kosovës

Ish-kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli ka alarmuar institucionet qendrore, për cenimin e sotëm të territorit të Republikës së Kosovës nga xhandarmëria serbe, e cila ka hyrë në fshatin Karaçevë.

‘Sot, më 7.08.2020, rreth ores 18:05 një kolonë e ushtrisë së Serbisë të shoqëruar me disa qenë përsëri erdhën nga mali e anës së Serbisë kaluan nëpër rrugën e lagjës tonë të Bernjashëve dhe ranë teposht ende më fellë të territorit të Republikës së Kosovës.

Ky veprim i hyrjes së ushtrisë serbe ne këtë pjesë të territorit të Kosovës me keqardhje po vazhdon edhe pas 20 viteve të çlirimit jo të plotë të Kosovës.

Apelojmë te KFOR-i si dhe institucionet e Kosovës të marrin masa adekuate që mos të përsëriten këto veprime të ushtrisë serbe, sepse ka ndikuar dhe po ndikon përveç në shqetësimin po ashtu edhe në shpërnguljen e qytetarëve të zonës kufitare të Karaçevës’, ka thënë Surdulli./mediafokus.info