Anulet ndeshja Drita – Linfield

Është anuluar ndeshja futbollistike në kuadër të parakualifikimeve të Ligës së Kampionëve, ndërmjet kampionit të Kosovës, FC Drita dhe kampionit të Irlandës së Veriut, Linfield FC, e cila ishte paraparë të zhvillohej sot në ora 18:00.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga Gjilani, që ka treguar se vendimi është marrë nga autoritetet zvicerane për shkak se një lojtar i Dritës ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Në njoftim thuhet se për fatin e ndeshjes do të vendoset ditët në vijim nga komisioni i disiplinës.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojme qe ndeshja finale e parapare te zhvillohet sot ne ora 18:00 me kampionin e Irlandes se Veriut, Linfild eshte anuluar.

Vendimi eshte marre nga autoritetet zvicrrane per shkak qe ne testimin e fundit nje lojtare i klubit tone ka rezultuar pozitiv!

Vendimi per fatin e ndeshjes do te merret ne ditet ne vijim nga komisioni i diciplines.

FC DRITA