Arben Gashi (LDK) arsyeton mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Shefi i Grupit Parlementar të LDK’së, Arben Gashi, ka arsyetuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Gashi tha se rrëzikimi i raporteve me Amerikën nga Kurti dhe shkelja e marrëveshjes së koalicionit, duke e shkarkuar Agim Veliun, janë arsyet për këtë mocion.

Kryeministrit Kurti vendosi t’i jep fund partneritetit, kur shkarkoi një ministër të LDK’së pa konsultim paraprak, tha Gashi.

Gashi foli edhe raportet e Kurtit me Thaçin, duke thënë se Presidenti dhe Kryeministri kanë zgjedhur ta luftojnë njëri-tjetrin.

Gashi e ka akuzuar Kurtin se me kokëfortësinë e tij ka bërë që Amerika të ndalë investimet në Kosovë.

Në fund, ai i ka bërë thirrje që të votohet mocioni dhe t’i hapet rrugë krijimit të një Qeverie të re, që ai e quajti “qeveri stabile, me kohëzgjatje të kufizuar, e cila do të adresonte sfidat imeditr me të cilat po ballafaqohet vendi”.

Mocionin, deri tani e kanë përkrahur PDK, AAK, NISMA, G/6 PLUS. /mediafokus.info