Ardianë Pajaziti, një nga 21 gratë e titullit “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”

Ardianë Pajaziti  është një ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian Excellence, shkruan KultPlus.

KultPlus, deri më  12 dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel.

Ardianë Pajaziti, themeluese dhe kryeredaktore e gazetës së parë online për art dhe kulturë, është përzgjedhur për titullin “Zonja që bën Shqiptarinë”, nga  bordi i Albanian Excellence, titull që do të jepet në një atmosferë të mrekullueshme në natën Gala të 12 dhjetorit në Mak Albanian Hotel në Tiranë!

“Urimet  më të mira familjare, profesionale dhe personale,  nga Albanian Excellence për ju zonja Ardianë  Pajaziti, drejtoreshë dhe kryeredaktore në gazetën e parë shqiptare online  për art dhe kulturë kultplus, thuhet në njoftimin e Albanian Exellence.

Në vendimin për dorëzimin e këtij titulli, Albanian Exellence, Ardianë Pajazitin e ka vlerësuar si këmbëngulëse me punën e saj, e cila ka arritur që nëpërmjet KultPlus të hapë një portë të re të promovimit të kulturës në nivel mbarëkombëtarë dhe më gjerë, duke i dhënë një dimension tjetër qasjes mediale në raport me kulturën .

Po nëpërmjet platformës kultplus, Ardianë Pajaziti ka themeluar konkursin e poezisë “KultStrofa”, që poashtu ka karakter mbarëkombëtar, sikurse që ka themeluar eventin e madh për rikthimin e artistëve shqiptarë nga Evropa dhe më gjerë, nëpërmjet projektit “Ta zbardhi ftyrën”, duke përfshirë edhe projekte të tjera të rëndësishme kulturore./KultPlus.com/